Temperaturat për Vikend, më të Lartat e Kësaj Vere
05.8.2017 - 09:16
Gjykuar sipas ecurive sinoptike, mbi rajonin tonë edhe më tej do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët e me vapë.
Temperaturat do të jenë më të lartat të shënuara gjatë kësaj vere. Ato do të lëvizin në mes 20 e 38 gradë celsius.
Në ditën e dytë të fundjavës, po ashtu, pritet mot i kthjellët e me vapë.
Temperaturat do të sillën në mes 21 e 38 gradë celsius.
Në pjesën e parë të javës së ardhshme priten vranësira kalimtare të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me bubullimë.
Nga e enjtja pritet depërtim i rrymave të freskëta ajrore që do të kushtëzojnë edhe rënien e temperaturave. /21Media