Të shtënat në Shtime,katër persona me armë të gjata grabitën bankën

Katër pesona të dyshuar kanë grabitur sot me armë zjarri një bankë në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime.

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00.

Sipas policisë, katër të dyshuarit të armatosur me armë të gjata, dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në bankë dhe kanë kërkuar nga punëtoja që t’i dorëzoj paratë nga arka, shuma e të cilave nuk dihet ende.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rast ka pasur edhe shkrepje me armë në ajër nga ana e njëri nga të dyshuarit, por asnjë person nuk ka përsuar lëndime.

Tutje, policia ka njoftuar se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet kombi, të cilët janë ndjekur nga policia.

Gjatë ndjekjes së policisë, të dyshuari kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policisë, por asnjë person nuk ka përsuar lëndime.

“Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre”, njofton policia.

KALLXO.com raportoj më herët për grbitjen me armë në Shtime.

Shtime: Të shtëna me Kallashnikov, Grabitet banka