Shtime: Të shtëna me Kallashnikov, Grabitet banka

Të shtëna nga kallashnikov e pistoleta janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Shtimes.

Kallxo.com mëson se ka pasur një tentativë grabitje të një institucioni financiar dhe grabitja ka rezultuar me të shtëna me armë. Zëdhënësi i Policisë Agim Gashi i ka thënë KALLXO.com se ka pasur një tentativë grabitjeje ndërsa të dyshuarit kanë shtënë me armë në një zonë malore afër qytetit.

Sipas Gashit nuk ka informacione për persona të lënduar.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar për incidentin.