Ministri Abelard Tahiri para Komisionit për Legjislacion - 15.07.2019
Tahiri: Rreth 875 persona kanë kërkuar t’i nënshtrohen testit për noteri
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është duke raportuar para Komisionit Parlamentar për procesin e rekrutimit të Noterisë.
Pas çështjes së punëtorëve administrativ të gjyqësorit, rendi në komision ishte për çështjen që ishte diskutuar shumë në publik, ajo e rekrutimit të noterëve të rinj.
Albulena Haxhiu i përmendi Tahirit edhe mënyrën e drejtimit me anë të emailit të tij drejtuar komisionit dhe vetë Haxhiut.
Kjo e fundit i kërkoi ministrit Tahiri që të ketë kujdes në komunikim.
Pas kësaj Haxhiu kërkoi të dijë se kush ka qenë në komision për vlerësimin e noterëve të rinj.
“Ashtu siç e parasheh ligji, kemi arrit qe të bëjmë ndryshimin ligjor ku e kemi ndryshuar nga një noter në 20 mijë banor e kemi bërë një noter në 10 mijë banorë. Kemi pas komuna që ska pasë noter fare dhe komunat qe janë të populluara me komunitete jo shumicë nuk kanë pasur noterë fare. Deri më tash 73-74 noterë kanë qenë”, u përgjigj Tahiri.
“875 persona kanë kërkuar që të testohen për netorizëm. Numri i atyre që i janë nënshtru procesit të testimit të noterisë është rreth 600.
Numri final do të jetë rreth 175 qe kanë kryer provimin e dy fazave”, shtoi ministri Tahiri.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është thirrur të raportoj para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
Ministri Tahiri kishte paraparë të raportojë para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave edhe javën e kaluar por përmes një postimit në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë në këtë komision.
I njëjti sot është paraqitur para komisionit për të raportuar në lidhje me lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
https://kallxo.com/rekrutimi-notereve-tahiri-i-pergjigjet-komisionit/
.