Bashkësia Islame e Kosovës

Sot votohet për të parin e BIK-ut, në garë vetëm dy kandidatë

Në Bashkësinë Islame të Kosovës sot do të mbahet votimi për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni fetar.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka treguar për KALLXO.com se kush janë kandidatët që do të jenë në garë për myfti të Kosovës.

“Për këto zgjedhje përfundimisht janë dy kandidatë: Naim Tërnava-kryetari i deritashëm dhe Reshat ef. Mexhidi- prof. i Medresesë nga Prizreni”, ka thënë Rexhepi.

Sipas Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës kriteret që duhet t’i plotësojë janë: të kenë mbaruar medresenë dhe arsimin universitar islam, që është në marrëdhënie pune në Bashkësinë Islame së paku 10 vjet, që gëzon autoritet e besim te myslimanët, që ka aftësi organizative, që nuk është më i ri se 40-vjet.

Myftiu i Kosovës, do të udhëheq rreth 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar.

 

https://kallxo.com/neser-zgjedhjet-per-kreun-e-bik-naim-ternaves-i-del-nje-rival/

www.KALLXO.com