Nga takimi i korrikut 2017 Thaçi- Vuçiq. Foto: BE

Sot Takimi mes Thaçit e Vuçiqit

Shefja për Politikë të jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini do të bëjë bashkë sot në Bruksel Presidentët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Sipas Maja Kociancicit, zëdhënëses së Mogherinit Thaçi e Vuçiq do të bisedojnë për vazhdimin e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve dhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tash në dialogun e Brukselit.

Thaçi e Vuçiq ishin takuar edhe në korrik të këtij viti kur u pajtuan për një fazë të re të dialogut Kosovë- Serbi.

http://kallxo.com/thaci-e-vuciq-pajtohen-faze-te-re-te-dialogut-kosove-serbi/

Bartja e dialogut në nivel presidencial është kundërshtuar nga disa subjekte politike në Kosovë.

Marrëveshja e parë për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës e Serbisë u nënshkrua në Bruksel në vitin 2013.

“Jeta në Kosovë vazhdimisht e ka ndjekur zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel nëpërmjet projektit “Big Deal”.