Nënshkrimi i MSA-së në vitin 2015

Sot Paraqitet Hulumtimi për Zbatimin e MSA-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në një tryezë do të prezantojë rezultatet emonitorimit të institucioneve të vendit në lidhje me zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në.

GLPS do të tregojë se cili është progresi insttucional në zbatimin e këtij plani në pjsën e parë të vitit 2017.

Vlerësimi i punës së institucioneve për zbatimin e planit për MSA-në do të përmbajë informacion të detajuar për përparimin dhe sfidat e përmbushjes së kushteve të parapara Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA),

Ky plan mbetet dokumenti kryesor nacional i politikave për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit më 27 tetor 2016, ndërsa ajo hyri në fuqi më 1 prill të vitit që shkoi.