Kombëtarja shqiptare - Foto: Facebook

Shqipëria e Para në Grupin G

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit.

Një autogol i shënuar nga Peter Jehle në minutën e 11-të dhe goli i Bekim Balajt në minutën e 71-të i kanë siguruar tri pikë Shqipërisë, e cila garon në kuadër të Grupit G për kualifikimet për botërorin “Rusia 2018”.

Pas kësaj fitoreje si mysafire, Shqipëria renditet në vendin e parë në Grupin G, ku përveç Lihtenshtajnit bëjnë pjesë edhe Spanja, Italia, Izraeli dhe Maqedonia.

Në ndeshjen e parë, kombëtarja shqiptare ka mposhtur Maqedoninë me rezultat 2-1.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e ka përballë Spanjës. Ndeshja zhvillohet të dielën.