Shpërthen gypi, vërshohen rrugët te ‘Qafa’ në Prishtinë - VIDEO

Gypi i ujit i pëlcitur ka vërshuar rrugët ‘Tirana’ dhe ‘Fehmi Agani’ përgjatë lagjes të ‘Qafa’ në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e KALLXO.com ku shihet se uji përgjatë rrugës po krijon vështirësi qarkullimi për automjetet.

Për këtë çështje, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se pëlcitja e gypit të ujit rreth orës 12:30, ka bërë që të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët e rrugës “Tirana”.

Gjithashtu, sipas tyre, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit.