“Shok” te Kryeministri

Ky ekip ka pozuar me Mustafën e Shalën në mes thuajse njësoj si në tepihun e kuq të Holliwood-it më 29 shkurt.

Mustafa pas takimit tha fjalë të mira për realizuesit e “Shok”-ut.

“Yjet tanë, yjet e Kosovës janë njerëz të rinj e të talentuar që e kanë përfaqësu Kosovën në mënyrën me të mirë jashtë,” tha Mustafa.

“Sot u premtuam që do t’i përkrahim më shumë me buxhet,” vijoi të flasë Mustafa, duke aluduar në vendimin e Ministrisë së Kulturës për të shtuar buxhetin institucioneve që janë në varësi të saj.

Edhe Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës tha fjalët e tij për “Shok”-un.

“Krenar që kohëve të fundit kemi mujt me i sjellë lajme të mira Kosovës. ‘Shok’ ka kriju vëmendje e seni ma i mirë ka qenë shkëlqimi i dy aktorëve të ri, Andit e Lumit,” tha Zharku.

Në filmin e shkurtër të titulluar “Shok” me ngjarje nga Kosova e luftës së viteve 1998-1999 luajtën rolet e dy fëmijëve aktorët Lum Veseli e Andi Bajgora.

Drama e Luftës Çon Kosovën në Hollivud

Lum Veseli foli shkurt pas takimit me Kryeministrin. Tha vetëm “Faleminderit krejtve”.

Filmi “Shok”, i cili ishte i nominuar si “Filmi më i mirë i shkurtër aksion”, nuk ka arritur ta marrë ”Oscar”-in, çmim të cilin në këtë kategori e rrëmbeu filmi irlandez “Stutterer”, megjithatë Kosova, lufta dhe kinematografia e saj për herë të parë janë bërë temë hollivudiane.

http://kallxo.com/filmi-irlandez-e-le-shok-un-pa-oscar/

Ekipi i “Shok”-ut u kthye në Kosovë më 2 mars, ndërsa në një konferencë për gazetarë atë mbrëmje ky ekip tregoi përvojën e fituar dhe ndjenjat që pati kur kuptoi se filmi nuk fitoi “Oscar”-in në kategorinë ku konkurroi.

http://kallxo.com/ekipi-i-filmit-shok-kthehet-ne-kosove/