Shkrimtari Agim Vinca dhuroi libra për shkollën 'Azemi e Salihu' të fshatit Gllogovicë të Prishtinës

Shkrimtari dhe intelektuali i njohur, Agim Vinca, i dhuroi këto ditë një kontingjent librash bibliotekës së shkollës “Azemi e Salihu” të fshatit Gllogovicë të Prishtinës.

Me këtë rast Vinca u ka uruar nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor, me dëshirën që të shoqërohen sa më shumë me librin, i cili ka qenë dhe vazhdon të mbetet burimi kryesor i dijes.

Muaji tetor, ka theksuar ndër të tjera Vinca gjatë takimit në Gllogovicë, është tradicionalisht muaj i librit dhe i letërsisë, prandaj ai e ka parë të arsyeshme që pikërisht në këtë muaj t’i dhurojë bibliotekës së shkollës së këtij fshati të largët një sasi librash të zhanreve të ndryshme, në mesin e të cilave mbizotërojnë librat për fëmijë e të rinj.

Drejtoria e shkollës së mesme të ulët “Azemi e Salihu” në Dabishevc, paralelja e ndarë në Gllogovicë, e falënderoi Profesor Agim Vincën për këtë gjest të tij.