Shkolla e BIRN për Gazetari Hulumtuese, Sivjet në Dubrovnik

Shkolla bashkon disa nga gazetarët dhe trajnerët më të mirë në botë për gjashtë ditë në Mlini, një fshat peshkimi në periferi të qytetit, i njohur nga UNESCO.

Mes 20 dhe 26 gushtit, gazetarët do të kenë mundësi të mësojnë shkathtësitë e fundit për hulumtim, duke shijuar kënaqësitë e detit Adriatik.

Redaktori i Reuters Blake Morrison, tri herë finalist për çmimin Pulitzer, është emëruar trajner kryesor dhe do të bashkohet, ndër të tjerë, me gazetaren/redaktoren Miranda Patrucic nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Henk van Ess, një ekspert në gazetari hulumtuese me burime të hapura.

Si pjesë e shkollës, do të mësoni se si të gërmoni për të dhëna, bindni burime të vështira për të folur, transformoni hulumtimin tuaj në prozë ndezëse dhe shfrytëzoni fuqinë e videove.

Trajnimi do të ofrojë një mori njohurish për gazetarë hulumtues të papërvojë dhe me përvojë. Trajnim pas mëngjesit për të gjithë pjesëmarrësit, seancat break-out në pasdite do t’u japin zgjedhjen për t’u përqendruar në disa tema të nxehta. BIRN gjithashtu prezanton dreka pune, gjatë të cilave gazetarë hulumtues me përvojë do të kenë mundësinë për t’i dhënë truket e tyre dhe për të këshilluar kolegë të rinj.

Të 30 gazetarët e përzgjedhur për të marrë pjesë, nga të cilët 20 do të jenë nga Ballkani, do të punojnë së bashku në grupe gjatë gjithë javës për të zhvilluar një ide për një hulumtim të vështirë, i cili do të paraqitet në një panel të gjyqtarëve në ditën e fundit.

http://birnsummerschool.org/2017-welcome/

Tri idetë më të mira të hulumtimit do të fitojnë fonde që variojnë nga 1.000 në 3.000 euro. Gazetarët do të udhëhiqen nga trajneri kryesor dhe redaktori hulumtues i BIRN-it.

Mlini është një fshat i bukur peshkimi i vendosur 10 kilometra në jug të Dubrovnikut, i ashtuquajturi Perla e Adriatikut.

Ajo ofron një mjedis të qetë me plazhe mahnitëse dhe ushqim deti të shkëlqyer, ndërsa fqinji i tij më i madh është i njohur ndërkombëtarisht për historinë e saj magjepsëse dhe arkitekturën befasuese.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një mjedis idilik, ndërkohë që përmirësojnë aftësitë e gazetarisë hulumtuese.

Të interesuarit për pjesëmarrje në trajnim të cilët mund të përfitojnë bursë për pjesëmarrje duhet të aplikojnë deri më 28 korrik ndërsa aplikacionet standarde pranohen deri më 10 gusht.

Aplikimi bëhet në këtë LINK.