Hashim Thaçi dhe Kolinda Grabar Kitaroviq Foto: ZPRK

Shkoi për Trumpin në Amerikë por atje Thaçi takon presidenten e Kroacisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sesionin e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka dekalruar se pret të takohet me Presidentin e këtij shteti, Donald Trump.

Mirëpo prej atje, përmes një komunikate për media, zyra e Presidentit ka bërë të ditur se Thaçi është takuar me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Në ndërtesën e OKB-së, presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën ka bashkëbiseduar për thellimin e marrëdhënie bilaterale, rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe mbështetjen për integrimet euroatlantike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të Presidentit.

“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional”, ka theksuar presidenti, thuhet tutje në komunikatë.

Edhe pse ky është takimi i vetëm për të cilin zyra për media ka njoftuar opinionin, në komunikatë thuhet se ka zhvilluar shumë takime me krerë të shteteve të ndryshme të botës.