Shfaqja ‘Të martuarit e lumtur’ jepet sot në Teatrin ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” shfaq sot në mbrëmje reprizën e shfaqjes  “Të martuarit e lumtur” me tekst të Pashtrik Brahaj dhe Zana Duraku.

Shfaqja jepet në orën 19:30, dhe flet për një çift, një mjek dhe një infermiere, kanë klinikë gjinekologjike private në të cilën nganjëherë kryejnë edhe aborte ilegale.

Telashet për çiftin fillojnë gjatë komplikimit të një aborti.

Në shfaqja luajnë: Rabije Kryeziu, Armend Ballazhi, Njomza Tmava, Mirgita Lushtaku, Rita Mustafa dhe Jora Dajçi.