SHBPK dhe BK ‘Pjertër Bogdani’ hapin ekspozitën për shënimin demonstratave të viti 1968

Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës e ndihmuar edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka hapur sot, në hollin e “Pjetër Bogdanit”, ekspozitën, “Kujtesa e Kosovës: Demonstratat shqiptare të ‘68”.

Ekspozita përmban fotografi dhe dokumente të ndryshme të demonstratave të viti 1968 të mbajtura në shumë qytetet të Kosovës, Luginës së Preshevës, Maqedonisë e Malit të Zi.

Ekspozita është hapur edhe me rastin e shënimit të 74 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

Studiuesi Zymer Neziri, ish i burgosur politik dhe anëtar i SHBPK ka pohuar me këtë rast se kjo ekspozitë u kushtohet demonstratave të viti 1968 të mbajtura në 9 qytete të rëndësishme shqiptare, ku rinia dhe populli shqiptar dolën në rrugë për të protestuar për të drejtat e shqiptarëve në ish -Jugosllavi.

“Atë kohë me guxim të madhe i shtruan kërkesat; Kushtetutë, Kosova Republikë, Vetëvendosje për Kosovën dhe viset tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Pushteti jugosllav i dënoi këto demonstrata dhe ndërhyri me polici, rrugët u përgjakën, burgjet u mbushën, por lufta politike nuk u ndal deri në fitoren e UÇK-së”, ka thënë Neziri.

Ai ka thënë se ekspozita përgatitur në 2008 më rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave të 1968, por, ka shtuar ai, në ekspozitën e diistës së sotëm janë shtuar edhe fotografi të viti 2008 me rastin e shënimit të 40 vjetorit si dhe viteve tjera të lëvizjes kombëtare.

Kjo ekspozitë është pjesë e programit për shënimin e 50 vjetorit të demonstratave të 1968.