Kuti Votimi - Foto: Wikimedia/Rama

Serbët Zgjedhin Presidentin e Ri

Zgjedhësit në Serbi kanë filluar të votojnë në zgjedhjet presidenciale gjatë të cilave do të zgjidhet pasardhësi i presidentit Tomisllav Nikoliq, i cili mbajti këtë post vetëm një mandat.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 7:00 dhe do të jenë të hapura deri në ora 20:00, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, RIK, disa orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Njëmbëdhjetë burra janë në garë për t’u bërë president i Serbisë.

Kyeministri aktual dhe kandidati i Partisë Progresive (që drejton Qeverinë), Aleksandar Vuçiq, ish-avokati i Popullit, Sasha Jankoviq, ish-ministri i Jashtëm dhe ish-kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, humoristi Lubisha Preletaçeviq “Beli”, udhëheqësi i “Mjaft është mjaft” Sasha Radulloviq, politikani Milan Stamatoviq, Nenad Çanak nga Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës, kandidatët e të djathtës Miroslav Peroviq, Boshko Obradoviq dhe Aleksandar Popoviq, si dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel.

Numri i votuesve në këto zgjedhje është 6,724,949, ndërsa numri i vendvotimeve 8,523.

Sipas Ispos Strategic Marketing në zgjedhjet e sotme presidenciale pritet të votojnë ndërmjet 56,2 dhe 60,4 për qind e votuesve.

Votimi do të mbahet edhe në 90 qendra votimi në Kosovë.

http://kallxo.com/arrihet-marreveshja-osbe-ne-per-zgjedhjet-serbe-ne-kosove/

Nëse asnjë kandidat nuk i fiton 50 për qind të votave plus një votë, do të ketë rreth të dytë, në të cilin garojnë dy kandidatët që kanë votuar më së shumti vota.

Zgjedhjet serbe do t’i monitorojnë 1,955 vëzhgues vendorë dhe 126 vëzhgues të huaj (të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, të Delegacionit të BE-së në Serbi, etj.), dhe përfaqësuesit e 14 ambasadave.

OSBE-ja më herët ka thënë se nuk do të ketë vëzhgues në qendrat e votimit ose të kryejnë vëzhgim sistematik të numërimit të votave për shkak se nuk janë paralajmëruar në kohë të mjaftueshme nga autoritetet për të përgatitur një mision në shkallë të plotë.

Organizata europiane e sigurisë, e cila ka monitoruar 15 zgjedhjet e fundit në Serbi, për herë të parë nuk do të kryejë vëzhgimin sistematik ose të plotë të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve.

Siç ka raportuar më parë BIRN, parregullsitë kanë shoqëruar këto zgjedhje që kur filloi fushata në fillim të marsit. Ato fillojnë nga fakti se shumica e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i takojnë partive që mbështesin Vuçiqin, gjë që nuk është në përputhje me ligjin.

Ato gjithashtu përfshijnë vendimin antikushtetues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që votat nga Kosova të transferohen në Serbi për numërim.

Pse Zgjedhjet Presidenciale në Serbi Kanë Kaq Shumë Rëndësi