Senati zgjedh prodekanin e Fakultetit të Mjekësisë

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë në mbledhjen e 44-të të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka dërguar propozimin që profesori Sefedin Muçaj të zgjedhet prodekan për çështje akademike në këtë fakultet.

Rektori i UP-së, Marjan Dema vendosi në votim propozimin e Fakultetit të Mjekësisë për emërimin e profesorit Sefedin Muçaj në pozitën e prodekanit.

Sefedin Muçaj (Facebook)

“Pika tjetër është miratimi i propozimit të Fakultetit të Mjekësisë gjegjësisht Këshillit të Fakultetit për emërimin e prodekanit për çështje akademike Sefedin Muçaj… njëzëri u votua propozimi”, deklaroi rektori.

Këtë pozitë deri tani e ka mbajtur profesori Fisnik Kurshumliu.