Bregdeti i Palasës në bashkinë e Vlorës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Reshje shiu dhe stuhi në bregdetin e Shqipërisë

Ballkani do të ndikohet gradualisht nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriore të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë duke ndryshuar kushtet e motit.

Për sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi në veri pjesërisht zonën qendrore.

Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   18/31°C

Zonat e  ulëta  19/35°C

Zonat  bregdetare 22/33°C.