Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj - Foto: KALLXO.com

Rashit Qalaj: Mospranimi i Kosovës në INTERPOL vendim politik

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë së dështimi i sotëm i Kosovës për në INTERPOL nuk ka të bëjë asgjë me policinë.

“Ajo që ngjau sot në asamblenë e përgjithshme të INTERPOLIT  konsideroj që nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë, por ka të bëjë më shumë me politikën ose gjeopolitikën, meqenëse me shumicën e delegacioneve në bisedime shumica kanë thënë se nuk kemi ende qëndrim politik. Kemi prit që vendimet do të jenë policore por ndodhi e kundërta”, ka deklaruar Qalaj.

Sipas tij edhe INTERPOL-i ka humbur me mospranimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Kjo që ndodhi nuk na dëshpëron do të humbim kohë por Policia e Kosovës do të jetë pjesë e Interpolit. Vitin tjetër prapë do të provojmë. Këtu nuk ka humbur vetëm policia e Kosovës, shteti i Kosovës, por edhe INTERPOLI.  Konsideroj që edhe Interpoli ka nevojë që Policia e Kosovës të jetë pjesë e saj. Është bërë punë mjaft e madhe nga grupi teknik, i cili ka qenë i përbërë edhe nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.