Ilustrim

Raporti i Progresit tregon ngecjen e prokurimit publik në Kosovë

Prokurimi publik është njëra ndër fushat në të cilat Komisioni Evropian ka listuar ngecjet e Kosovës gati në të gjitha fazat e saj.

Bashkëpunimi jo i mirë i institucioneve të prokurimit publik, parregullsitë dhe korrupsioni gjatë proceseve të prokurimit, monitorimi i dobët i prokurimit, zbatimi i mangët i kontratave, janë disa prej gjetjeve që janë potencuar në raportin e progresit për vitin 2019.

Komisioni Evropian ka potencuar se shumica e rekomandimeve që janë dhënë për Kosovën në vitin 2018 në fushën e prokurimit publik, vlejnë edhe për këtë vit.

Në raport është vlerësuar se janë bërë disa hapa përpara me platformën elektronike të prokurimit. Por megjithatë, thuhet se duhet të bëhet më shumë përpjekje për të parandaluar parregullsitë dhe korrupsionin gjatë ciklit të prokurimit.

“Kosova ende duhet të adresojë kapacitetin e dobët të institucioneve të prokurimit publik për të administruar prokurimin publik, monitorimin dhe zbatimin e pamjaftueshëm i kontratave, të cilat janë të cenueshme ndaj korrupsionit”, theksohet në raport.

Në raportin e Komisionit Evropian potencohet se shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar mbesin të vlefshme edhe për vitin e ardhshëm. Por sipas raportit Kosova duhet të fokusohet në veçanti në harmonizimin e legjislacionit të vet me acquis për prokurimin publik, duke përfshirë partneritetet publike dhe koncesionet, dhe të sigurojë zbatimin e duhur të Ligjit për prokurimi publik.

Po ashtu të sigurojë që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) të jetë plotësisht funksional dhe që mungesat e kapaciteteve të stafit të adresohen.

“Rritja e kapacitetit të të gjitha institucioneve të prokurimit publik dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të kornizës rregullative të prokurimit publik”, thuhet në rekomandimin e tretë të Komisionit Evropian.

Harmonizimi i legjislacionit

Në raport thuhet se korniza ligjore e Kosovës për prokurimin publik është përafruar gjerësisht me Direktivat e vitit 2004 të BE-së për prokurimin klasik dhe shërbimet publike për koncesionet dhe partneritet publiko-private.

“Përshtatja e mëtejshme me Direktivën e BE-së të vitit 2014, duke përfshirë edhe koncesionet dhe partneritetet publiko-private, është ende e nevojshme”, thuhet në raport.

Një prej mangësive që është evidentuar në raportin e Komisionit Evropian është moszbatimi i raportit çmim – cilësi dhe kostot e jetëgjatësisë së produktit, pasi ato nuk reflektohen në legjislacionin përkatës dytësor.

Korniza ligjore e Kosovës ende nuk është përafruar me Direktivat e prokurimit të mbrojtjes të BE-së.

“Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimit publik dhe koncesionet, duke përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të përfunduara me vendet e treta, duhet të pasqyrojnë parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit”, vazhdon raporti.

Aty thuhet se Kosova ka një strategji (2017-2021) dhe planin e veprimit (2017-2019) për të përmirësuar sistemin e prokurimit publik. Megjithatë, nuk ka ujdi për të vlerësuar zbatimin e saj. Objektivat kryesore të prokurimit publik janë pasqyruar në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2016-2020. Por sipas Komisionit Evropian në strategji dhe në planin e veprimit mungojnë hapat konkretë, aktivitetet e koordinuara dhe përcaktimi i afateve kohore.

Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se institucionet e prokurimit publik në Kosovës duhet të koordinohen më shumë dhe të përballen me sfidat e mëdha në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të tyre në mënyrë efektive dhe efikase.

Menaxhimi dhe zbatimi i dobët i kontratave

Në vitin 2018, pjesa e prokurimit publik përbënte 9.4% të GDP-së (631.6 milionë euro). Nga kjo, 89% e kontratave janë dhënë duke përdorur procedurë të hapur. Megjithatë, 99% e kontratave publike janë dhënë sipas kriterit të çmimit më të ulët, në vend të raportit çmim – cilësi e cila është në linjë me Direktivën e BE-së për prokurimin publik.

Në raport është cekur se çmimet për artikujt e njëjtë dallojnë shumë midis autoriteteve kontraktuese.

“Fakti se autoritetet kontraktuese nuk kanë kapacitet për të hartuar specifikimet e duhura teknike, minon cilësinë, efikasitetin, transparencën dhe efektivitetin në zbatimin dhe mbikëqyrjen e ciklit të prokurimit”, theksohet në raportin e vitit 2019 për Kosovën.

Të gjitha 188 autoritetet kontraktuese në nivel qendror dhe lokal duhet të përdorin sistemin e prokurimit elektronik për çdo lloj aktiviteti të prokurimit. Që nga janari 2019, dorëzimi elektronik i ofertave është i detyrueshëm për të gjitha llojet dhe vlerat e prokurimit dhe dorëzimi fizik nuk është më i lejuar.

Rreth 6 mijë operatorë ekonomik dhe 15 mijë përdorues aktualisht janë të regjistruar dhe në mënyrë aktive përdorin sistemin e prokurimit elektronik.

“Trajnimi i vazhdueshëm kërkohet për të zhvilluar aftësinë e ofertuesve dhe blerësve për të përdorur prokurimin elektronik”, thuhet në raport.

Në raport është theksuar se stafi i Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe të tjera burimet nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat.Prokurimi i centralizuar është i detyrueshëm për 14 kategori të mallrave dhe shërbimeve të listuara nga Ministria e Financave dhe zbatohet për agjencitë me më pak se 50 punonjës.

“Monitorimi i aktiviteteve qendrore të blerjes mbetet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të numrit të madh të tyre vlera dhe kompleksitetit. Vonesa të konsiderueshme në prokurimet e ndërmarra nga Qendrore Agjencia e Prokurimit pengoi veprimtarinë e saj. Kjo e fundit nuk arriti të tregojë transparencë, prokurime efikase dhe ekonomikisht të favorshme përmes procedurave të centralizuara për të kursime të sigurta buxhetore”, potencohet në raportin e vitit 2019 për Kosovën.

Sipas këtij raporti mangësitë rrjedhin nga planifikimi i dobët dhe dështimi nga autoriteteve kontraktuese për të kryer hulumtime të tregut.

“Analiza e pamjaftueshme dhe mbledhja e të dhënave shton ekzekutimin e dobët të kontratave. Përdorimi i vetëm i kriterit të “çmimit më të ulët” kur furnizimi mund të çojë në kosto më të larta jetëgjatësisë dhe blerje me cilësi të dobët”, theksohet në raport.

Një prej mangësive të evidentuara në raport është edhe monitorimi i dobët menaxhimit dhe zbatimit të kontratave.

Moszbatimi i vendimeve të OShP-së

Në raportin e OShP-së thuhet se vendimet e OShP-së, të cilat janë marrë nga bordi, kanë mungesë të zhvillimit dhe arsyetimit konsistent dhe nuk zbatohen gjithmonë.

Deri në tetor 2018, OSHP ka pranuar 614 ankesa dhe ka shqyrtuar 521 ankesa. Në raportin e Komisionit Evropian është vlerësuar publikimi i vendimeve në faqen e OShP-së por kanë potencuar se baza e të dhënave e saj nuk është e lehtë për t’u përdorur.

Operatorët ekonomik kanë të drejtë të kërkojnë nga OSHP të shqyrtojnë ankesat e tyre. Në rast të mos respektimi i vendimeve të saj, OSHP-ja ka fuqinë të vendosë gjoba për kontraktimin autoritetet. Katër dënime të tilla u shqiptuan në vitin 2018.

Edhe në raport është përmendur se OSHP nuk është e plotë, pasi dy prej pesë anëtarëve të bordit të saj janë pezulluar që nga qershori 2017, për shkak të padisë së ngritur ndaj tyre në një rast korrupsioni.

Stafi i OShP-së përbëhet nga 18 nëpunës civilë dhe një numri të ekspertëve të jashtëm.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!