Qumshtarët kërkojnë largimin e vajit të palmës nga tregu kosovar

Shoqata e Fermerëve të Qumështit kanë mbajtur sot aktivitet protestues për problemet kryesore të industrisë së qumështit.

Sipas shoqatës së fermerëve dhe shoqatës së qumshtarëve të Kosovës tash e disa vjet kanë tërhequr verejtjen për rrezikum që vjen nga përdorimi i vajit të palmës dhe mungesa e kontrollit shtetëror, por këto nuk janë marrë parasyshë nga institucionet.

Ramadan Memaj, Kryetar i Shoqatës së Qumshtarëve tha se kjo protestë është organizuar në ditën botërore të qumshtit për të ju treguar institucioneve problemet që sjellë vaji i palmës.

“Kërkojmë më ngulm që tregu i Kosovës të pastrohet nga produktet që janë duke e shkatërruar tregun e Kosovës” tha Memaj.

Ai shtoi se në Kosovë importohen rreth 2 milion litra vaj palme në vit dhe shumica e kësaj sasis përfundon në produktet e qumshtit.

“Ne po kërkojmë pastrimin e tregut, ndalimin e vajit të palmës, ndalimin e produkteteve të falsifikuara në mënyrë që konsumatorët të jenë të sigurtë për produktet që blejnë” tha Memaj.

Ndërsa Keyetari i Shoqatës së Fermerëve, Besim Kuqi tha se kjo protestë është organizuar për të ju tërhequr vëmendjen organeve dhe institucioneve për përdorimin e vajit të palmës.

“Kjo është një portëstë e vogël vetëm për të ju tërhequr vërejtjen organeve, institucioneve që pas 5 viteve të fundit që kemi bërë kërkesa më në fund e kanë pranuar që është duke u përdorur vaji i palmës, duke pas parasyshë që para 3 ditëve kanë fillluar fushatën djathi vendor 100%” u shpreh Kuqi.

Ai shtoi se përdorimi i vajit të palmës ka dëmtuar tregun dhe janë bërë humbje të mëdha pasi që fermat që kanë qenë para 3-4 viteve, ky numër është 30% më i vogël.