Kryeministri Haradinaj takon delegatët e Kuvendit te 2 Korrikut 1990 Foto: ZKM

Qeveria jep 300 mijë euro për delegatët e vitit 1990

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët më 2 korrik të atij viti shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe më 7 shtator shpallën Kosovën Republikë.

Propozimi i dhënë nga ministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e sotme të qeverisë u mbështet nga të gjithë anëtarët e qeverisë.

“Sipas këtij propozimi të drejtën do ta gëzojnë 11 delegatë të listuar në gazetën zyrtare. Shuma do të ngahet proporcionalisht për 111 delegatët”, tha ministri Reçica.

Ai tha se ndarja e kësaj shume bëhet “duke marrë për bazë kontributin, moshën dhe gjendjen e tyre ekonomike”.

Sipas këtij vendimi, secili nga 111 delegatët e atëhershëm të Kuvendit do të marrë nga 2702 euro.