Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani: Kosova është vend i lirë e sovran dhe i tillë do të qëndrojë përgjithmonë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të shënimit të 31 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, tha se Kosova është vend i lirë e sovran dhe do të qëndroj i tillë gjithmonë.

Osmani tha se është momenti për t’i kujtuar kontributin e secilit prej tyre kryetari i Kuvendit të atë hershëm Ilaz Ramajli, hartuesi i deklaratës 2 korrikut Gazmend Zajmi e deri te kuvendari i fundit atdhedashës.

“E falënderoj kontributin e jashtëzakonshëm të delegateve gra të asaj kohe. Disa nga delegatët e atë hershëm kanë kalu në amshim. Sot jemi bashku për ta kujtu aktin heroik të tyre dhe personalitetit e tyre atdhedashës”, tha Osmani.

Deklarata Kushtetuese e miratuar e asaj kohe sipas osmanit ishte akt politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’i nënshtrohej shtypjes serbe e cila sipas osmanit kishte sunduar dhunshëm dhe po bëhej gati ta mbyllte me projektin e depërtimit dhe shfarosjes së popullit të Kosovës.

“Shpallja e Deklaratës Kushtetuese qe sa akt sa heroik aq edhe njerëzor sepse e shpalli botërisht jo vetëm synimi e qytetarëve të Kosovës për jetë të mos varme por e ritheksoj edhe orientimin tonë strategjik drejt vlerave demokratike perëndimore”, tha ajo.

Osmani tha se sot Kosova është vend i lirë e sovran në kufijtë e 17 shkurtit dhe i tillë do të qëndrojë përgjithmonë.