Kryeministri Hoti pret disa delegatë të Kuvendit të 2 Korrikut të 1990

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot një grup të delegatëve të Kuvendit të Kosovës të cilët më 2 Korrik 1990 kishin miratuar deklaratën Kushtetuese.

Kryeministri Hoti tha se kjo deklaratë qe moment kthese në historinë më të re të Kosovës, sepse ishte akti i parë i artikulimit të qartë të vizionit dhe të vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

“Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1999 do të kujtohet gjithmonë si akt që sublimon përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Bashkë me aktet e tjera që e pasuan atë, si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësi, kjo deklaratë shënon kthesën historike në përpjekjet tona të gjithanshme për liri në dekadën e fundit të shekullit XX”, tha kryeministri Hoti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.