Konjufca: Delegatët e 2 korrikut ishin mishëruesit e vullnetit kolektiv të popullit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, me rastin e shënimit të 31 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, tha se jemi mbledhur për ta shënuar këtë datë të rëndësishme për historinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës.

“Delegatët e zgjedhur e shpallën atdheun tonë Republikë, në atë kohë ky ishte akti më i guximshëm i përfaqësuesve të popullit qysh pas konferencës së Bujanit. Para dyerve të Kuvendit të sotshëm delegatët e kuvendit të atë hareshëm e votuan deklaratën e 2 korrikut të atë hershëm të cilën e lexoi Muharrem Shabani”, tha Konjufca.

Sipas tij kjo shpallje e Kosovës Republikë ndodhi në okupim, kur vendi ishte i pushtuar dhe sipas tij nën masat e ashpra represive të regjimit të Serbisë e Jugosllavisë së asaj kohe.

“2 korriku është momenti kyç i shprehjes së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës,.  Përmes shpalljes së Kosovës Republikë e pavarur nga Serbia delegatët e 2 korrikut ishin mishëruesit e vullnetit kolektiv të popullit tonë për liri dhe për të drejtën e vetëvendosjes”, shtoi Konjufca.

Konjufca tha se 17 shkurti i vitit 2008 i ka rrënjët në dy korrikun 1990.

“Ishte punë titanike e plot brezave, një popull i tërë nuk kurseu asgjë për tu çliruar. Lufta e drejtë çlirimtare e popullit tonë liridashës dhe rënia e dëshmorëve dhe martirëve ia dhanë vulën lirisë sonë mbi të cilën nuk ka më kompromise të më tutjeshme. Këto arritje janë pasuria jonë më e madhe që e kemi dhe që do tua lëmë prapa fëmijëve tanë. Duhet ti truajmë  këto arritje që i kemi bërë me çdo kusht”, tha Konjufca.