Qeveria kompenson financiarisht delegatët e 2 Korrikut

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Sipas njoftimit të qeverisë, kompensimi është bërë për delegatët që kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë.

Më 2 korrik të vitit 1990 në Kaçanik, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, patën miratuar deklaratën kushtetuese, përmes së cilës në atë kohë Kosova ishte shpallur njësi e veçantë funksionimi në kuadër të Jugosllavisë.