Flamuri gjerman - Foto: Rtv21

Qeveria e Merkelit kundër taksës ndaj produkteve të Serbisë

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i japin fund “luftës tregtare me Beogradin”.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert tha se Gjermania ka zero tolerancë ndaj taksave doganore prej 100% për produktet nga Serbia.

Ai tha për “Bloomberg” se Gjermania do të donte që Serbia të lejojë Kosovën të bashkohet me Interpol.

“Ne shpresojmë që të dyja palët do të kthehen shpejt në dialog,” tha Seibert.

Sipas tij, kancelarja Merkel theksoi se “integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, gjë që do të ndihmojë Gjermaninë të normalizojë marrëdhëniet nëse janë të qëndrueshme.

Kosova më 21 nëntor rriti në 100% taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Prishtina zyrtare tha se rritja e tarifës është një vendim sovran i një shteti dhe se tarifat janë të vendosura për shkak të sjelljes së Serbisë./21Media