Punët e Kryera dhe të Pakryera të Drejtorisë së Infrastrukturës

Ai përmendi projektet e kryera dhe të pakryera të vitit 2015 dhe ato që do të vazhdojnë në vitin e ardhshëm.

“Kemi realizuar projekte më shumë sesa që kemi planifikuar,“ tha Durmishi në një konferencë për shyp ku bëri bilancin e fundvitit.

Sipas tij kjo ka ndodhur sepse kompanitë të cilat kanë konkurruar kanë dhënë çmime shumë më të lira sesa komuna ka planifikuar.

“Kemi pasur buxhet të mjaftueshëm që të tenderojmë edhe rrugë të tjera të cilat nuk i kemi pasur në plan të veprimit të këtij viti,” tha Durmishi.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti Drejtoria e Infrastrukturës ka punuar në 135 kilometra rrugë, disa nga të cilat janë përfunduar në të gjitha fazat, e në disa pritet të përfundohen punët e fundit.

Durmishi tha se është punuar edhe në kanalizime, në ndriçim publik dhe në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa tregoi edhe shpenzimet e projekteve.

“Shpenzimet e buxhetit për vitin 2015 i kemi realizuar 13 milionë e gjysmë euro për krejt këto projekte që janë realizuar,” tha Durmishi.

Ai njohu edhe dështimet e kësaj drejtorie për vitin 2015. Përmendi njërin prej tyre.

“Nëse ne si drejtori mund ta numërojmë një dështim gjatë vitit 2015, nuk hezitoj ta them që kemi dështuar ta ndërtojmë kolektorin mbi lumin Mat në lagjen Kalabria,” tha Durmishi.

Ai e arsyetoi mosndërtimin e kolektorit me probleme shpronësimi. Për mjetet e mbetura nga ky projekt Durmishi e dha sqarimin e tij.

“Si suficit nuk ka ka shkuar asnjë cent, të gjitha këto mjete i dërgojmë për vitin tjetër,“ tha ai.

Edhe rregullimi i pllakave mbi platenë në “Kurriz” sipas Durmishit do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm dhe bashkë me vazhdimin e projektit në 2016-ën janë bartur edhe mjetet për vazhdimin e tij.

KALLXO.com shkroi për këtë projekt kur ai nisi të realizohet.

http://kallxo.com/komuna-vendos-pllaka-te-reja-mbi-kurriz/

 

Qytetarë të ndryshëm u ankuan në KALLXO.com në fillim të këtij viti për gropa dhe puseta të hapura në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa pas shkrimeve, komuna mbuloi një gropë në Hajvali.

http://kallxo.com/komuna-mbulon-me-kubeza-gropen-ne-hajvali/