ARKIV - Zgjedhjet 2017 | Foto: Atdhe Mulla

Prokuroria Pranon Kallëzimin për Organizatën e Vëzhguesve Partiakë

Laura Pula, prokurorja koordinatore kombëtare për zgjedhjet e parakohshme, tha për KALLXO.com se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal për organizatën monitoruese të zgjedhjeve që mblodhi brenda saj vëzhgues partiakë.

Pula deklaroi se janë duke u ndërmarrë procedurat e parapara ligjore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar një kallëzim penal kundër OJQ “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”‘ dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet sipas procedurave te parapara ligjore” tha Pula për KALLXO.com.

KALLXO.com në ditën e zgjedhjeve njoftoi se si PDK-ja e AAK-ja i kishin fshehur vëzhguesit e saj në organizatën joqeveritare “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”.

Skandali i Zgjedhjeve, PDK e AAK i Fshehin Vëzhguesit Partiakë në OJQ Joaktive

Më pas Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se ka bërë padi për këtë organizatë.

LVV: Kemi Bërë Padi Për Organizatën Fantome të Vëzhguesve

Në një konferencë për gazetarë të zhvilluar sot, vëzhguesit e BE-së shprehën shqetësimin e tyre për organizatën joqeveritare ku u përfshinë përfaqësues të partive.

Vëzhguesit e BE-së të Shqetësuar me OJQ-në e Vëzhguesve të PDK-së dhe AAK-së

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha sot për KALLXO.com se Zyra për Regjistrimin e Subjekteve Politike ka bërë verifikimin e kësaj organizate.

Valdete Daka Komenton për Vëzhguesit e Politikës të Mbledhur në OJQ