Prokurorja: Do të jemi të pamëshirshëm për keqpërdoruesit e votave

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, tha se asnjë incident nuk është paraqitur deri më tani në Policinë e Kosovës e as në Prokurorinë e Shtetit gjatë procesit zgjedhor në katër komunat veriore.

Sipas saj, ecuria e rregullt për mbarëvajtjen e zgjedhjeve është fal bashkëpunimit mes institucioneve.

“Sot fatmirësisht kemi deri me tani nuk kemi asnjë incident, asnjë rast të paraqitur në Policinë e Kosovës edhe ne si zyre e Prokurorit të Shtetit. Prandaj një mobilizim si një bazë e një memorandum bashkëpunimi mes institucioneve relevantë edhe ketë herë kanë dhanë rezultatin e vet”, është shprehur ajo.

Gjithashtu shtoi se do të jenë të ‘pamëshirshëm’ për keqpërdoruesit e votave.

Kryeprokurorit të prokurorisë së Mitrovicës, Shyqyri Syla u shpreh së për zgjedhjet e sotme janë përcaktuar katër prokurorë.

“Për ditën e sotëm, prokuroria themelore në Mitrovice ka përcaktuar 4 prokurorë të cilët kujdestarojnë në secilën komunë duke filluar nga Leposaviqi, Zveqani, Mitrovicë e Verit dhe Zubin Potok”, theksoi Syla për KALLXO.com

KALLXO.com raportoi pak minuta më parë se Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, për KALLXO.com u shpreh se që nga orët e hershme të mëngjesit e deri më tash nuk kanë pranuar asnjë ankesë që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që po mbahen në katër komunat veriore.

https://kallxo.com/hoti-policia-e-kosoves-nuk-ka-pranuar-asnje-informate-per-parregullsi-ne-zgjedhjet-ne-veri/

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

LIVEZgjedhjet në VeriFlet: Laura Pula, Prokuroria e Shtetit

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 19 mai 2019