Foto: Kallxo.com

Prokuroria paralajmëron ankesë pas lirimit të inspektorit Lulzim Çitaku

Prokurorja e rastit Sahide Gashi, pas lirimit te inspektorit të Komisioni të Pavarur për Miniera e Minerale, Lulzim Citakut, paralajmëroi ankesë.

“ Natyrisht që prokuroria do të paraqesë ankesë, pasi që me gjithë ato prova mu liru është shumë normale të parashtrohet ankesa, “ tha Prokurorja Gashi, për KALLXO.com.

Sot gjatë ditës Gjykata Themelore në Pejë e liroi nga akuza Lulzim Çitakun, të akuzuarin për veprat penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

Çitaku për KALLXO.com, tha se drejtësia doli fitimtare.

“Jam shumë i emocionuar, është një maltretim 5 vjeçar dhe është e vështirë të përshkruhet, megjithatë jam i lumtur që për herë të dytë u konfirmua pafajësia, dhe dua të them se në jetën time asnjëherë as unë e as ndonjë familjar i imi nuk ka rënë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Çitaku.

Çitaku edhe më parë për ketë vepër ishte liruar nga akuza por me vendim të gjykatës së Apelit rasti ishte kthyer në rigjykim.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi të këtij procesi.

https://kallxo.com/shpallet-i-pafajshem-inspektori-i-minierave-dhe-mineraleve-2/