Ilustrim

Prizren - Gjendet vetura e vjedhur gjatë ditë së sotme

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast vjedhje të veturës që ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas raportimit të viktimës, vetura është vjedhur në oborrin e shtëpisë.

Pas pranimit të informacionit nga ana e viktimës, Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku pas një punë intensive të hetueseve të Policisë është arritur që të gjendet automjeti i vjedhur i cili ishte në një rrugë lokale të fshatit Korishë.

“Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku është gjetur vetura e vjedhur dhe më pas i është kthyer pronarit. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e policisë.