Ilustrim

Ia vjedhin veturën në Lipjan, Policia e gjen në Prizren

Një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë hyrë me hyrë forcë në shtëpinë e tij në Lipjan ku kanë verdhur para të gatshme, gjëra me vlerë dhe veturën e të dëmtuarit.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç ‘rast kanë vjedhur para të gatshme (shumë e konsiderueshme), gjëra tjera me vlerë dhe veturën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pasi marrjes së informacionit dhe hetimeve të Policisë, vetura është gjetur në një parking në qytetin e Prizrenit.

“Pas një aktiviteti operativo-hetimor, njësia policore ka arritur ta gjej veturën e vjedhur në një parkim në Prizren. Vetura është dërguar për ekzaminim”, thuhet tutje në raport.