ilustrim

Prishtinë, Policia kap hajnin duke vjedhur në market

Policia ka arritur ta arrestojë një person i cili dyshohet se ka vjedhur në një lokal në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Policia njofton se pas raportimit nga pronari i lokalit për rastin e vjedhjes i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes

Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi është kapur duke vjedhur në marketin e ankuesit mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.