Nga ekspozita Pride Photo Award | Foto: KALLXO.com

Pride Photo Award Hapet në Prishtinë

Dje është bërë hapja e ekspozitës Pride Photo Award në galerinë e Fakultetit të Arteve në Universitetin  e Prishtinës.

Kjo ekspozitë është projekt i Kosovo 2.0 dhe Qendrës për Liri dhe Barazi,në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës.

Pride Photo Award është garë ndërkombëtare dhe e përvjetshme e fotografisë, e cila fokusohet në diversitetin seksual dhe identitetin gjinor.

Kjo garë dhe ekspozitë për herë të parë vjen në Prishtinë pas paraqitjes në Amsterdam, Bolonjë, Xhakartë, San Francisko dhe Tiranë.

Çdo vit, fotografë nga e gjithë bota ftohen për t’i ndarë fotografitë e tyre më kreative, më sfiduese dhe më jostereotipike për gjininë dhe seksualitetin.

Një juri ndërkombëtare e ekspertëve i ka zgjedhur punimet më të mira për këtë ekspozitë, prej 3,600 aplikimeve nga 398 fotografë të 70 kombësive të ndryshme.

Ekspozita do të jetë e hapur në Prishtinë deri më 30 nëntor 2017.