Hidrocentralet_Shterpce_Protesta_By Atdhe Mulla_028

Prezantohet raporti për potencialin e Hidrocentraleve në Kosovë

Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë konferencën për media për të prezantuar të gjeturat nga raporti: “Hidrocentralet në Kosovë – Problemet dhe Potenicali i tyre real.”

Punimi analizon situatën e përgjithshme të sektorit të hidroenergjisë në Kosovë, planet dhe potencialin real të kapacitetit ujor, si dhe shtjellon problemet e shfaqura nga operimi i hidrocentraleve ekzistuese në vend.

Gjithashtu, punimi ofron rekomandime për institucionet relevante në mënyrë që të përmirësohet gjendja hidrologjike e të mbrohen zonat e veçanta natyrore në vend, dhe të arrihen caqet obligative të Kosovës në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

(Zyrën e Balkan Green Foundation. Ndërtesa Avalla 1, Nr. 24 afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)