Ajri i ndotur - Foto: REL/Reuters

Ndotja e ajrit, Balkan Green Foundation i rekomandon Qeverisë së Kosovës një masë të tretë

Organizata rajonale Balkan Green Foundation ka rekomanduar masën e tretë që duhet të ndërmerret për parandalimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, pas ndaljes së përdorimit të qymyrit dhe veturave të vjetra.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të rrjetin social Facebook, masa e tretë e cila Qeveria duhet të ndërmarrë për të adresuar problemin e ndotjes së ajrit është kontrollimi dhe rritja e cilësisë së naftës.

“Dogana e Kosovës nuk ka laborator të sofistikuar për kontrollin e cilësisë së naftës. Ajo arrin vetëm analizimin e disa parametrave të një mostre të naftës dhe derivateve të saj. Përveç që nuk kontrollohet, bëhet vetëm leximi i dokumenteve dhe përshkrimi i analizave, e kjo po bëhet përmes trupave inspektuese, të cilët, kanë hapësirë të bëjnë falsifikimin e analizave.”, thuhet në rekomandimin e tyre.

E sipas kësaj organizate, “cilësia e naftës është qenësore për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend”.