Presidenti shqiptar, Ilir Meta - Foto: Rtv21

Presidenti Dekreton Qeverinë e Re

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi sot emërimin e Këshillit të Ministrave.

Në një njoftim zyrtar nga zyra e Presidentit, bëhet e ditur se me dekret për emërimin e Këshillit të Ministrave, në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1,

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

Zoti Edi Rama, Kryeministër

Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre

Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës

Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën

Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Neni 2

“Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, nr. Dekretit 10604, Tiranë, më 10.09.2017, Presidenti Republikës, Ilir Meta”./21Media