Porosia e Ambasadave, Nuk ka Azil për Kosovarët

Përfaqësues të tri ambasadave të vendeve të BE-së në Kosovë kanë paralajmërua se vendet e bashkimit Evripian nuk do ofrojnë azil për shtetasit e Kosovës.

Paralajmërimi ka dalë pas takimit të zëvendës ministrja Anila Statovci Demaj e pati me Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, Zëvendës Ambasadorin Gjerman, Jan Axel Voss dhe sekretaren e parë nga Ambasada Austriake, Eva Elisabeth Michlits. Sipas një njoftimi të kësaj ministrie.

Demaj u ka bërë me dije përfaqësuesve diplomatik e  nuk ka rritje të kërkesës për të udhëtuar në drejtim të Serbisë, dhe sipas saj nuk ka kërkesa për të shtuar linja të reja te autobusëve në këtë drejtim. Në fjalën e tij Ambasadori Markusz dhe përfaqësuesit tjerë, se njëkohësisht do të ketë ndalim udhëtimi për të gjithë ata qytetarë që gjenden duke kaluar kufijtë e zonës shengen në mënyrë të parregullt. Kosova është vend i sigurt i origjinës dhe qytetarëve të sajë nuk u njihet e drejta e zilit në shtet anëtare të BE-së.

Siç shkruhet në njoftimin e qeverisë përfaqësuesit e Ambasadave të lartcekura bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e politikave qëllimkeqe dhe të mos marrin rrugën e parregullt duke rrezikuar vetën dhe familjarët e tyre.