Vendi ku u sulmua drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj - Foto: KALLXO.com

Policia Vihet në Kërkim të Sulmuesve të Sokol Zogajt

Në një komunikatë, Policia njofton se rreth orës 7:00 ka marrë informacion se në lagjen Ulpiana në Prishtinë një person është sulmuar (dyshohet me mjete të forta – shufra), nga  persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: S.Z. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftimin e Policisë për rastin për të cilin KALLXO.com raportoi më herët.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor.