FOTO: KALLXO.com

Policia Urdhëron Largimin e Protestuesve nga Ambasada Turke

Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar para Ambasadës Turke lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosovë.

Para kësaj ambasade janë shtuar forcat policore dhe kanë dhënë urdhër për lëvizjen e protestuesve nga hyrja e ambasadës.

Gazetarja e KALLXO.com raporton se po bëhet vendosja e shiritit mbrojtës para ambasadës.

Ky deportim që sipas deklaratave të krerëve të shtetit u bë pa lejen e tyre, solli reagime të shumta nga deputetë, zyrtarë e qytetarë që rezultuan edhe me shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryetarin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Driton Gashi.

KALLXO.com sot tentoi të marrë prononcim nga Ambasada Turke dhe nga një zyrtar i saj mori përgjigjen ‘Sot Jo’.

http://kallxo.com/sot-jo-zyrtari-ambasades-turke-nuk-komenton-deportimin-e-shtetasve-turq/