Policia sekuestron 68 kilogramë drogë

Policia Kufitare në Shqipëri ka sekuestruar 68 kilogramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme, G,Gj, 38 vjeçar është paraqitur në Policinë Kufitare në Shqipëri.

Gjatë skanimit të automjetit nga autoritetet doganore, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të povave materiale 68 kilogram lëndë e dyshuar narkotike.

Policia e Shtetit ka njoftuar se veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme janë kryer nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.Gj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Provat materiale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.