Marijuanë e zbuluar nga policia| Foto: Arkiv

Policia Konfiskon 35 Kilogramë Marijuanë

Policia ka arritur që të konfiskojë 35 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar një 26 vjeçar të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Marijuana, sipas komunikatës së policisë, u zbulua dje në një makinë që në fillim iu shmang ndalimit policor.

“Gjatë realizimit të këtij plani në një pikë kontrolli të automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor. Policia menjëherë ndërmori veprimet e nevojshme operacionale dhe arriti ta ndalojë veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës,  ku gjatë kontrollit gjeti dy çanta të mëdha me 35 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,” thuhet në njoftimin e policisë.

26 vjeçit të arrestuar i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

KALLXO.com ka shkruar edhe më  parë në lidhje me konfiskimin e substancave narkotike nga ana e policisë.

Aksioni i Policisë: Zbulimi i Laboratorit të Marijuanës

http://kallxo.com/kapen-mbi-16-kilograme-marijuane/

Gjithashtu në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” javën e kaluar u shfaqën pamjet e arrestimit të një zyrtari policor që u arrestua pasi u zu në flagrancë si transportues i substancave narkotike për dy grupe kriminale.

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/