Ilustrim: Paratë e konfiskuara nga bastisja, Foto: Policia e Kosovës

Policia kap dy të dyshuar me mijëra euro, dollar e lira turke false

Policia e Kosovës njofton se dy shtetas të huaj kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e dy këmbimoreve në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

Sipas policisë, gjatë kontrollit është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha valuta nga shtete të ndryshme, e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara.

“Nga të dyshuarit në rast, gjithsej janë konfiskuar përkohësisht 4910.00  euro, 2484.00  dollar amerikan dhe 440.00 lira turke”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.