Policia jep detaje për veturën e rrokullisur afër liqenit të Badovcit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e komunikacionit, gjatë të cilit është rrokullisur një automjet në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për KALLXO.com se në këtë aksident është i lënduar vetëm një person.

“Në magjistralen Prishtinë-Gjilan në afërsi të Liqenit të Badovcit, ka ndodhur një vetaksident. Mendohet se drejtuesi i automjetit nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës dhe ka pësuar rrokullisje. Nuk dihet numri i pasagjerëve por i lënduar është vetëm shoferi”, tha Krasniqi.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 16:00.

https://kallxo.com/foto-rrokulliset-nje-veture-ne-rrugen-magjistrale-prishtine-gjilan/

www.kallxo.com