Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia e Pejës tregon për gjendjen e foshnjës së braktisur

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje rreth foshnjës së braktisur, e cila u gjet sot në mëngjes nga imami i fshatit Vrellë, Arben Dreshaj.

Zyrtari për informim në Policinë e Pejës, Driton Rugova, tha për KALLXO.com se sot rreth orës 5:20 kanë marrë informatë për një foshnje të braktisur para derës së xhamisë në fshatin Vrellë.

“Patrullat dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe sipas mjekut kujdestar foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga ekipi mjekësor është sjellë në QKMF në Istog”, theksoi Rugova për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit të Policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe Qendra për Punë Sociale.

KALLXO.com raportoi pak më parë se imami i xhamisë në Vrellë të Istogut ka gjetur mbi veturën e tij një foshnje të braktisur.

http://kallxo.com/hoxha-i-vrelles-gjen-nje-foshnje-te-braktisur-mbi-veturen-e-tij/

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes.