Arrestim i një të dushuari - Foto: KALLXO.com

Policia Arreston Shantazhuesin e Dyshuar

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin, i cili dyshohet se ka shantazhuar një femër.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dje në Prishtinë ndërsa vepra e dyshuar ka ndodhur më 3 prill.

Sipas Policisë, i dyshuari e kishte kërcënuar viktimën femër se do t’ia publikonte disa foto intime të saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.