Ilustrim

Policia arreston dy të dyshuar për grabitjen e një pompe derivatesh

Dy persona janë arrestuar sot për grabitjen e një pompe derivatesh.

Policia ka sqaruar se dy ditë më parë rreth orës 3:15, katër të dyshuar G. D, Ç. D, R. H dhe D. M kanë hyrë me forcë në lokalet e punës së pompës së derivateve e cila gjendet në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik.

Sipas Policisë së Rajonit të Ferizajt të dyshuarit nën kërcënimin e thikës kanë marrë nga viktima 600 euro dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ku sipas policisë kanë pranuar veprën për të cilën janë ngarkuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Për dy të dyshuar të tjerë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera.