Foto-ilustrim: Policia e Kosovës

Policia-Aksion Kundër Skemave Piramidale

Aksioni i policisë kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm u krye në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë, ku u bastisën disa lokacione.

Policia bën me dije se “cak i kontrollit ka qenë një kompani që selinë e kishte në  Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura”.

Policia, sipas komunikatë së lëshuar prej saj, në këtë kompani arrestoi personat me inicialet V.H., F,B., S.D., K.H., O.K., B.K., A.Q. dhe I.B.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan “një veturë, një server dhe shumë dokumente”, ndërsa të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.

Policia bën me dije se hetimet ndaj grupit të të arrestuarve i kishte nisur në muajin gusht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Edhe dje policia njoftoi për një aksion të zgjeruar kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

http://kallxo.com/16-te-arrestuar-per-krim-te-organizuar/