Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Plagos Kushërirën në Aheng

Policia e Rajonit të Gjilanit njofton se një grua është plagosur nga të shtënat e pakontrolluara me “Kallashnikov” gjatë një ahengu familjar.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30, në fshatin Karaqevë të Kamenicës.

Pasi kishin pranuar informacionin për të shtëna, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar një armë “Kallashnikov”, një karikator të zbrazët dhe si dëshmi dy gëzhoja plumbash.

Nga hetimet e para Policia ka kuptuar se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka gjuajtur me “Kallashnikov” dy herë në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast ka plagosur në kraharor kushërirën e tij.

“Viktima ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë familjarët janë intervistuar në prani të prokurorit, ndërsa i dyshuari edhe në prezencën e avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit lënda procedohet në Gjykatë.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për arrestimet dhe konfiskimet e armëve nga Polica gjatë ahengjeve familjare.

http://kallxo.com/gjuajne-arme-ne-dasme-arrestohen-dy-persona/

http://kallxo.com/tre-te-arrestuar-per-te-shtena-ne-ahengje/

http://kallxo.com/konfiskim-armeve-te-perdorura-ne-ahengje/

Po ashtu KALLXO.com ka siguruar edhe statistika në lidhje me armët e konfiskuara gjatë këtij viti në rrethana të ndryshme, ndër to edhe ato të përdorura në ahengje.

http://kallxo.com/policia-po-vazhdon-sekuestrimin-e-armeve-ilegale/